Presidenti i Francës Emmanuel Macron I ka përcjellë një mesazh kryeministrit Rama, duke kërkuar ndjesë mbi incidentin e regjistruar mbrëmjen e të shtunës në sfidën e eleminatoreve Euro 2020 përballë Francës me Shqipërinë, ku u ngatërrua himni shqiptar.

 

Duke e quajtur një gabim të patolerueshëm të Federatës franceze të Futbollit, Macron ka shprehur vlerësime për reagimin e lojtarëve shqiptarë të cilët kontestuan gabimin.

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falënderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re