Edhe gazetarët e Vlorës kanë organizuar një tubim tek monumenti i pavarësisë ditën e sotme kundër paketës antishpifje të qeverisë.

Me pankarta në duar dhe me gojën mbyllur në shenjë simbolike, disa gazetarë kundërshtuan projektligjin që sipas tyre, cenon të drejtën e fjalës.

Pankartat kishin disa slogane pikante si: “Hipokriti ofendohet nga e vërteta”, apo “Ne nuk rrimë në heshtje vetëm që ju të jeni rehat”.

Në këtë mënyrë, gazetarët e Vlorës dolën në mbështetje të protestës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Tiranë që po mbahet para Parlamentit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Au7ObHxYoFE]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re