Luljeta Bozo është kthyer sërish në objekt sulmi nga “intelektualët” e PD-së, pas disa deklaratave të saj mbi komunizmin.

Ajo pranoi me sinqeritet, se komunizmi ka pasur disa të mira, ndërkohë që dënoi Enver Hoxhën si diktator.

Menjëherë iu hodhën në grykë, ata që kanë përvetësuar kauzën e antikomunizmit në vend dhe që s’të falin në këto raste.

Ata që në fakt, s’kanë thënë një fjalë të vetmen për ish-sekretarin e Partisë së Punës, Sali Berishën, që ka drejtuar për shumë vite Shqipërinë dhe vazhdon të jetë faktori kryesor në drejtimin e opozitës.

Por përtej kësaj, përse sulmi ndaj Luljeta Bozos duket hipokrit?

Në fakt, si ajo, ka shumë mendojnë në Shqipëri.

Kjo gjë u vërtetua nga një sondazh i kryer nga OSBE pak vite më parë.

Sipas këtij sondazhi, 42 për qind e shqiptarëve besojnë se diktatori stalinist Enver Hoxha pati një ndikim pozitiv në histori, ndërsa 45 për qind të tjerë e shohin ndikimin e tij si negativ.

Rreth 35 për qind e atyre që u përgjigjën në sondazhin e kryer thanë se e shkuara komuniste nuk ishte problem për ta, ndërsa 62 për qind e shihnin atë të paktën si disi problematike.

Ndaj, kur sulmojnë Luljeta Bozon, ndoshta duhet të merren me fenomenin, se pse komunizmi shihet nga një pjesë e mirë e popullsisë, si një gjë e mirë!

Ndoshta ngaqë ata që na kanë drejtuar këto 30 vite, kanë vjedhur, vrarë e shkatërruar Shqipërinë më shumë se komunizmi?!

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re