Epidemiologun Ilir Alimehmeti  ka deklaruar sot COVID-19 nuk do largohet në verë, kur do vijnë dhe rritjet e temperaturat. I ftuar në “360gradë”, ai tha se në të gjithë botën flitet për një bashkëjetesë me këtë virur.

“Nëse do të ketë një valë të dytë, mundësia që ngritja e temperaturave ta ulë kazistikën, por në rastin e Covidit nuk e zhduk dot, pas R0 e Covidit është shumë e lartë, nuk e zhduk dot përmes temperaturës, e zbut por nuk e zhduk.

E bën të rikthyeshëm në muajt më të ftohtë. Bëhet e qartë dhe në shumë shtete se ne duhet të bashkëjetojmë me këtë virus sepse do të qëndrojë, nuk do të zhduket”, u shpreh Alimehmeti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re