Skip to content

“Hiq duart” Amerikanët dalin në rrugë kundër politikave të Trump

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 3

Shtetet e Bashkuara po përgatiten për valën më masive të protestave që nga mbërritja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Nën sloganin ‘Hands Off!’ (Duart larg) Amerikanët e prekur nga ndryshimet politike, ekonomike, sociale dhe ligjore do të dalin në rrugë sot.

Organizatat e krahut të majtë parashikojnë se më shumë se 500,000 njerëz do të demonstrojnë në Uashington DC, Florida dhe disa shtete të tjera për të kundërshtuar “eksesin autoritar dhe axhendën e mbështetur nga miliarderët” të Donald Trump. MoveOn, një nga organizatat që organizoi ditën e protestës së bashku me dhjetëra grupe të punës, mjedisore dhe të tjera progresive, tha se më shumë se një mijë ngjarje janë planifikuar në të gjithë vendin.

"Giù le mani" gli americani scendono in piazza contro le politiche di Trump

Organizatorët thanë se kishin pritur rreth 250,000 njerëz në demonstrata kundër politikave të Trump mbi administrimin e përfitimeve të Sigurimeve Shoqërore, shkarkimet e punonjësve federalë, sulmet ndaj mbrojtjes së konsumatorëve dhe politikave kundër imigracionit, dhe sulmet ndaj personave transgjinorë. Protestat janë gjithashtu kundër përfshirjes së Elon Musk në qeverinë federale.

Ngjarja më e rëndësishme pritet në National Mall në Uashington DC, ku disa anëtarë të Kongresit, duke përfshirë demokratët Jamie Raskin nga Maryland, Maxwell Frost nga Florida dhe Ilhan Omar nga Minesota, do të flasin para turmës.

“Ky është një mobilizim kombëtar për të ndaluar rrëmbimin më të pacipë të pushtetit në historinë moderne”, thuhet në uebsajtin e protestës. “Trump, Musk dhe miqtë e tyre miliarderë po orkestrojnë një sulm të gjithanshëm mbi qeverinë tonë, ekonominë tonë dhe të drejtat tona themelore.” Protestat vijnë pas rrëzimit të tregut të aksioneve të kësaj jave pas njoftimit të Trump për tarifat globale “reciproke”. Sipas një sondazhi të Reuters, këtë javë vlerësimi i miratimit të presidentit amerikan ra në 43%, niveli më i ulët që kur ai mori detyrën.

Përshtati në Shqip S