HIMARË- Tre persona janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirat publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme në Himarë.

Sakaq, janë sekuestruar në total 38 çadra dhe 66 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në Borsh dhe në vendin e quajtur “Maraç”, Himarë.

Ata shfrytëzonin këto hapësira dhe paratë e përfituara nuk i deklaronin duke shkelur rregullat e vendosura.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re