Aksi rrugor Kotë-Gjormë ka qëndruar i bllokuar për rreth tre orë këtë të premte. Shkak për këtë ‘paralizim’ të qarkullimit është bërë shkrumbimi i një kamioni.

 

Raportohet se qarkullimi i automjeteve gjatë kësaj kohe është menaxhuar nga një polic rrugor.

 

Siç dallohet edhe nga pamjet, kamioni është shkrumbuar totalisht. Mbetjet e tij janë larguar nga aksi nacional duke vijuar normalisht qarkullimi i mjeteve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re