Gjykata e Posaçme e Apelimit ka vendosur të heqë masën e pezullimit për gjyqtarin Luan Daci. Gjyqtari i KPA-së kërkoi të rrëzohet vendimi për pezullimin e tij nga detyra, ndërsa është pranuar nga Apeli.

Gjyqtari tashmë do të kthehet në detyrë, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Luan Daci akuzohej se ka mashtruar institucionet shqiptare, ndërkohë që ka pasur rol kryesor në mbajtjen në punë ose largimin të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri gjatë procesit të vettingut.

SPAK e akuzonte gjyqtarin për falsifikim të dokumenteve, i cili në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re