Më pak se një javë nga zgjedhja në krye të sindikatës së bashkuar të minatorëve të Bulqizës, Elton Debreshi është hequr nga puna.

 

I riu thotë se u shkarkua nga puna në kompaninë Albchrome, e shkaku lidhet sipas vetëm vetëm me angazhimin në sindikatë.

 

Debreshi thotë se kushtet e punës në minierë janë skandaloze ndaj dhe puna e sidniaktës nuk do të ndalert për të kërkuar të drejtat e miniatorëve.

 

Por kompania ALbchrome në një reagim zyrtar për Vizion Plus, thotë se largimi I Debreshit nga puna nuk lidhet me detyren e tij të re, si kreu I sindikatës.

 

Sipas kompanisë shkarkimi erdhi për shkak të thyerjes se dispilinës në punë si dhe mungesat e pajustifikuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re