Vlen të kujtohet se Danimarka kishte njoftuar edhe heqjen e TVSH-së për librat, me qëllim promovimin e leximit.
Danimarka ka njoftuar se do të heqë taksat mbi kafenë dhe çokollatën si një përpjekje për të lehtësuar barrën mbi familjet e prekura nga rritja e çmimeve të ushqimeve. “Ne kemi zgjedhur diçka që ka një ndikim të drejtpërdrejtë te danezët, të cilët mund të ndiejnë menjëherë se kanë më shumë para në dispozicion”, tha për TV2 zëvendëskryeministri Trolls Lund Poulsen, i cili është gjithashtu Ministër i Mbrojtjes dhe udhëheqës i Partisë Liberale.
Sipas Ministrisë së Tatimeve, një pako kafeje në Danimarkë do të kushtojë pesë korona (66 centë euro) më pak.
E konsideruar më e vjetra në Danimarkë, taksa speciale mbi çokollatën zbatohet për të gjitha produktet që përmbajnë kakao, ëmbëlsira, fruta të sheqerosura dhe çamçakëz. Ajo arrin në 3-3.5 euro, varësisht nga përmbajtja e sheqerit në ushqim.
Sipas statistikave kombëtare, çmimi i çokollatës u rrit me më shumë se 25.3% në korrik krahasuar me vitin e kaluar. Kafeja u rrit me 35.5%.
Në përgjithësi, çmimet e ushqimeve u rritën me 6.5% nga viti në vit.
Me heqjen e këtyre taksave, humbjet për financat publike daneze pritet të arrijnë në 2.4 miliardë korona (321 milionë euro).
Duhet theksuar se Danimarka kishte njoftuar gjithashtu heqjen e TVSH-së për librat, me qëllim promovimin e leximit.
