Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar videon e një qytetareje e cila ka filmuar disa policë duke larguar qytetarët nga lulishtja “Tre Vëllezërit Frashëri” përballë Piramidës në Tiranë, gjashtë ditë më parë gjatë protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për HEC-et dhe transportin publik.

Qytetarja e cila ka filmuar pamjet, kërkon arsyen se pse policët largojnë edhe forcërisht qytetarët të cilët po qëndronin në lulishte, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërkohë një prej tyre ishte i veshur civil dhe qytetarja pyet se kush ishte, ndërkohë që ai i jepte urdhra.

Berisha e cilëson policinë në këtë rast si ‘bandë bazhibuzhukësh’.

Protesta u zhvillua gjashtë ditë më parë, teksa Policia arrestoi edhe disa persona dhe procedoi penalisht 17 protestues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re