TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali është shprehur se do t’i shkonte më shumë një ngjyrë blu se sa e kuqe, por ngjara blu është tashmë e ‘xanun’.

E ftuar në një intervistë ndryshe. Përballë aktorit Albano Bogdo i cili imiton moderatorin Blendi Fevziu në spektaklin “Klanifornia”, Spiropali u pyet nëse i shkon më shumë ngjyra e kuqe apo blu.

Ajo u shpreh se po, por që bluja është e zënë tashmë, referuar Partisë Demokratike dhe më pas ‘Fevziu’ kërkoi që t’i hiqnin mikrofononin.

Pjesë nga biseda

Albano Bogdo si Fevziu: A mendoni që në look do ju shkonte më shumë një kostum blu se sa i kuq?

Elisa Spiropali: Po, por…

Albano Bogdo si Fevziu: Leje, kaq, leje mos e nga më. Po tha live në studion time me Gilbert Fevziun, Elisa Spiropali, një nga ikonat e PS tha që do më shkonte më shumë ngjyra blu. Kaq, mbylle faleminderit, hiqja mikrofonin.

Elisa Spiropali: Por bluja është ngjyrë e “xanun”.

Albano Bogdo si Fevziu: Hiqja mikrofonin, hiqja mikrofonin. 

(f.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re