Deputeti Bledjon Nallbati ka deklaruar se opozita do të vazhdojë betejën e saj në Parlament, derisa t’i njihen të drejtat e veta.

“I bëj thirrje kolegëve tanë socialistë të heqin dorë nga të qenurit njerëz pa dinjitet, pa vlera, për tu përdorur në këtë mënyrë të një apo disa individë që po e përdorin pushtetin për interesa të veta. Ky nuk është Parlamenti në një vend demokratik.

Opozita ka të drejtat e veta, jemi në këtë situatë sepse po na shtyn mazhoranca.

Kjo qeveri duhet të kishte ikur prej vitesh me këto megaskandale që kanë plasur, me ish-zv.kryeministër në arrati, ministra e kryebashkiakë në burg.

Do që qëndrojmë në sallë derisa të jemi të bindur se seanca është mbyllur plotësisht, se këta nuk kanë turp të ikin dhe të vijnë, vijnë edhe natën.

Do ta vazhdojmë betejën tonë derisa opozitës ti njihen të drejtat e veta, me të gjitha format demokratike të protestës.

Sikundër janë të gatshëm për të asgjësuar opozitën, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur të drejtat”, tha Nallbati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re