Qindra efektivë policie kanë mbërritur sërish mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pritet të vijojë procesi i shembjes së banesave.

Gazetarja e Fax News Jonida Omeri, e cila gjendet në terren prej orëve të para të mëngjesit, raporton se gjatë ditës së sotme pritet shembja e më shumë se 10 godinave, ku 3 prej familjeve nuk kanë një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës.

Banorët janë përplasur me Policinë, që është e shumtë në numër, duke shkaktuar një gjendje alarmi në të gjithë zonën.

“A jeni si jeni burra, mirëmëngjesi, ju thafshin krahët për shtet që jeni”, dëgjohen thirrjet e banorëve, ndërkohë që iu kërkojnë policëve të heqin kapelet.

Një pjesë e banorëve kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë, por e kanë pasur të pamundur, për shkak të numrit mjaft të madh të punonjësve të policisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re