Të gjithë qytetarët që kanë parkuar makinat e tyre në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej” duhet t’i largojnë.

Në një njoftim për mediat, Bashkia Tiranë bën me dije se nesër parkingu nëntokësor duhet të jetë i lirë për shkak të një eventi të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës.

Për këtë arsye, nga ora 17:00 – 21:00, asnjë qytetar nuk duhet ta lërë makinën në këtë parking, ndryshe do t’ua spostojë karrotreci.

“Njoftim i rëndësishëm! Të nderuar qytetarë, përdorues të vend parkimeve në Sheshin ‘Skënderbej’, më datë 24,09.2019 për shkak të një eventi të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kinës, nevojitet që parkimi nëntokësor të jetë i lirë nga ora 17:00 – 21:00.

Ju lutemi të lëvizni mjetet tuaja në të kundërt jemi të detyruar t’i spostojmë automjetet me karrotrecin e Policisë Bashkiake,”– thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re