Subscribe

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë kryemnistri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se masat ndëshkuese  të BE-së duhet të hiqen  përpara shpalljes së zgjedhjeve në veri të vendit.

 

“Po përgatitemi që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri e për këto masat që janë marrë ndaj nesh e që janë quajtur të përkohshme e të kthyeshme, natyrisht që presim që të hiqen sa më parë e është e logjikshme që kjo të ndodhë paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime, por për rend logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit e Lajçakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë dhe e krijon normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”.

 

Ai theksoi se i njeh kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe dhe se ata duhet të vijojnë të qëndrojnë në krye të detyrës.

 

“Unë mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua sepse kur takohen me mua, unë ju them njerëzve shkoni në punë e jo mos shkoni. Problemi me nuk është a ka a s’ka takim, por është që unë them se duhet me shku në punë se po të ec rroga. Kur të ec rroga, duhet me shku në punë. E këtu ndoshta është njëlloj vështirësie dhe dallimi me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm atje”, 

 

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për lirimin e serbëve të dyshuar për sulme në veri, duke shprehur pakenaqesinë   për  punën e Prokurorisë. Kurti i bëri edhe njëherë thirrje faktorit ndërkombëtar që të dënojë trysninë e Beogradit ndaj serbëve që po integrohen  në Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re