Nuk ka paqe për sektorin e turizmit, efektet negative ndaj të cilit për shkak të pandemisë janë të shumëfishta.

Shoqata e turizmit i ka dërguar një letër bashkisë së Tiranës, ku kërkon që të hiqet pagesa e taksës së ndërtesës për njësitë akomoduese në kryeqytet. Por sa e rëndon biznesin kjo taksë.

 

Mund t’ju them se taksa e ndërtesës për hotelet zë 90% të zërit total të taksave të pushtetit vendor, çka do të thotë se është një shumë e konsiderueshme. Aq më tepër që flasim për një vit mbijetese për sektorin tonë- thotë Zak Topuzi.

 

Operatorët e fushës argumentojnë se një taksë e tillë nuk duhet paguar, për aq kohë sa qeveria me vendim ka mbyllur ambientet e brendshme në njësitë akomoduese.

 

Ne kemi në fuqi me VKM që restorantet baret festat apo grumbullimet nuk lejohen të kryhen. Atëherë çfarë kuptimi ka të paguajmë këtë taksë. Një kërkesë e tillë vjen në të njëjtën linjë edhe me situatën  që lehtësitë që po miratohen në vende të ndryshme.

 

Turizmi është një sektor jetik për vendin tonë, pasi jep një kontribut të rëndësishëm në ekonomi.

 

Imagjinoni ne renditemi të dytët pas Malit të Zi, për varësinë që kemi ndaj turizmit, duke kontribuar me 22% të prodhimit të brendshëm bruto. Ndaj mbështetja që duhet dhënë turizmit është e domosdoshme.

 

Nëse hotelet në zonat bregdetare arritën të tejkalonin krizën e kësaj vere të vështirë, hotelet në qytete punuan vetëm me 10 % të kapaciteteve, përqendruar kryesisht vetëm në muajt e parë të vitit.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re