Mungesa e qumështit vendas si lëndë e parë po i hap rrugën hirrës së importit për të prodhuar produktet e bulmetit. Për hirrën që futet në vend dhe që përdoret për djathin, kosin apo gjizën, qeveria propozon që të mos paguhen taksa dhe sipas ekspertëve kjo bëhet që të zëvendësohet qumështi i munguar, të rritet rendimenti pavarësisht krizës së blegtorisë dhe që bulmeti të mos mungojë në treg.

 

ILIR PILKU

EKSPERT PER BUJQESINE

 

“Kjo vjen si një domosdoshmëri e industrisë së përpunimit të qumështit për lëndë të parë. Ka një rënie të sasisë së qumështit. Kjo mungesë e lëndës së parë na ka sjellë në një situatë që kemi rritje të sasisë së qumështit të importuar dhe një trefishim të sasisë së qumështit pluhur të importuar dhe kemi situatën e lejimit të importit të hirrës.”

 

KAPLLAN SULAJ

EKSPERT I SIGURISE USHQIMORE

 

“Futja e hirrës si ingredient vjen për shkak të nevojave që ka industria e përpunimit për ingredientë shtesë për të rritur rendimentin për sasinë e qumështit që ne posedojmë në vend. Industria e përpunimit të qëumështit ka mungesë të lëndës së parë në vend, të qumështit dhe me të njëjtën sasi të qumështit, shtohet hirra që të rritet rendimenti i produkteve që prodhohen nga qumështi.”

 

Hirra është një përbërës me veti ushqyese, por që ajo të përdoret në produktet e bulmetit duhet të shtohen elementë të tjerë si vaji i palmës, i cili mund të shkaktojë probleme shëndetësore për konsumatorët, nëse nuk është në sasi të lejuara. Në këtë pikë, ekspertët kërkojnë zbatimin e ligjit që detyron etiketimin e produkteve, që konsumatorët të kuptojnë elementët përbërës.

 

 

ILIR PILKU

EKSPERT PER BUJQESINE

“Hirra ka yndyrë shumë të ulët, për ta kthyer në kos, djathë, duhet të kesh shtesa. Shtesat në vetvete kanë një ligjshmëri të caktuar. Nuk mundesh dot ta ëprdorësh pa e parë ligjshmërinë. Në këtë rast shtohet puna për AKU për të kontrolluar produktin final të konsumatorëve. Është ligji i ushqimit që përcakton etiketimin e produkteve. Më e rëndësishme është që në raftet e supermaketeve, produktet që kanë ardhur nga hirra e importit, të jenë të përshkruara në etiketë. Nëse kemi shtesa të tepërta që mendojmë se nuk duhet t’i marrim për arsye të vlerave ushqimore, nuk duhet ta blejmë.”

 

Po ashtu, sipas ekspertëve nisma të tilla ligjore lehtësuese nuk janë zgjidhje për krizën e blegtorisë, por duhet që Ministria e Bujqësisë të gjejë mekanizmat e duhur për të shtuar krerët në vend dhe qumështin si lëndë e parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re