Momente dramatike në një lagje të qetë të Treviso-s, atje ku një vajzë 4 vjeçe ra aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Siç tregon një prej dëshmitarëve okularë, i cili shet fruta pranë vendit të ngjarjes, gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Vogëlushja kishte në dorë një ‘tablet’ dhe po luante. Në një moment tableti i ikën nga duart dhe vajza tenton ta kapë, duke rënë nga lartësia e katit të dytë.

Por siç thotë shprehja, në kohën dhe në vendin e duhur. Aty pranë po kalonte një djalë në moshë të re, i cili pikasi tabletin që ra pranë tij e më tutje kur ngriti kokën, pa vajzën që po rrëzohej nga lartësia.

I riu u pozicionua me krahët hapur dhe arriti të kapë 4 vjeçaren në ajër, përpara se tragjedia të ndodhte.

Fatmirësisht vajza nuk mori lëndime. Në lagjen Sant-Antonio, shumëkush e cilësoi si një mrekulli atë që ngjau me 4 vjeçaren.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re