Histori emocionale, miliona njerëz u prekën nga lotët e këtij të moshuari 79 vjeçar

Screenshot_26-2.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një histori nga ato që të përlotin. Një i moshuar, ish ushtarak. Në këto kohë të pandemisë shpesh dilte me një moto-skuter për t’ju larguar monotonisë së shtëpisë. Trupi i tij i lodhur gjente mbështetje e qetësi tek mjeti motorrik.  Siç do të tregonte ai vetë:

“Kam njohur disa njerëz të mrekullueshëm duke udhëtuar me skuterin, duke shkuar në kafene, tek parku. Aty njoha Amandën, Xhenin, Xherrin e shumë të tjerë, prej skuterit i njoha…”

Por një ditë moto-skuteri iu prish dhe i moshuari nuk mund të dilte dot më për xhiro. Komshia e saj, e quajtur Amanda vuri re që 79 vjeçari nuk po dilte shpesh. Ajo vendosi të tregojë në rrjetin social për ish ushtarakun, duke iu lutur njerëzve ta ndihmonin për t’i blerë një skuter të ri. Hapi një kërkesë në gofundme dhe hodhi një video me të moshuarin. Video u klikua miliona herë dhe u kthye në sensacion në të gjithë SHBA-të.

Kur i moshuari mori vesh lajmin se njerëzit po kontribuonin për t’i blerë moto-mjetin, ai shpërtheu në lot.

Dhe brenda pak kohëve, u mblodhën plot 111 mijë dollarë. Amanda e surprizoi të moshuarin duke i treguar skuterin e tij të ri.

Por sigurisht që skuteri i 79 vjeçarit, i quajtur Keni, nuk kushtoi 111 mijë dollarë. Paratë Amanda ia dha të moshuarit, i cili vendosi të bëjë një gjest të mrekullueshëm. Paratë do të shkojnë po ashtu për veteranë të luftës, që edhe ata të kenë një skuter njëlloj si 79 vjeçari. Një gjest që përloti jo pak njerëz dhe do të lumturojë më shumë se 25 veteranë, njëlloj si i moshuari.

Kur 79 vjeçari me ndihmën e komshies bëri lajmërimin se do të ndihmonte ish ushtarakët, në llogarinë e tij erdhën 500 kërkesa. Për shkak se tashmë i moshuari është kthyer në një ‘star’ në rrjetet sociale, së bashku me miqtë e të afërmit në komunitetin e tij, po mundohen të mbledhin donacione për të blerë sa më shumë skutera për të moshuarit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë