Kalendari islam ka si pikë nisje Hixhretin, udhëtimin e profetit Muhamed dhe besimtarëve të parë nga Meka në Medine. Ky kalendar konsiston me 12 muaj hënor dhe përmbyll vitin me 354 apo 355 ditë.

Me 11 ditë dallim nga kalendari Gregorian, duhen 33 vite që ngjarjet të kthehen në të njëjtën pikë të të njëjtit vit.

Para fiks 33 vitesh, i bie që muaji i shenjtë i Ramazanit ka qenë pikërisht në këtë kohë. Ne do të ju sjellim një udhëtim që na nxjerr nga koha e deveve në kohën e internetit.

Kësaj radhe do të analizohet Ramazani i vitit 1954, pra, i para 66 viteve, që sikurse ky i sivjetmi mbaronte po me 1 qershor.

Gamal Abdel Nasser dhe anëtarët e Këshillit të Komandës Revolucionare, mirëpriten nga turmat e gëzuara në Aleksandri, pas nënshkrimit të urdhrit të tërheqjes britanike.

Më pak se 10 vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ishte koha kur bota të rindërtohej, por edhe po riformësohej.

Emiratet dhe Egjipti po shihnin diçka të re

Fuqia e vendeve perandorake po zbehej, dhe nacionalizmi, sidomos në Lindjen e Mesme, ishte në rritje të qartë. Në Azi nisën betejat e para të konflikteve që do të zgjatnin për tri dekada.

Ndërkohë në Abu Dabi, pothuajse në heshtje po lindte një transformim historik.

Me kohën po lindte edhe një transformim kulturor, me tinjexherët që dëgjonin muzikë të huaj që bezdiste të vjetrit.

Në vitin 1954 në Egjipt vjen në pushtet Gamal Abdel Nasser, i cili u bë figura më kryesore e Egjiptit.

Duke qenë promotor i nacionalizmit të ri, ai u bë shumë i njohur në rajon. Ai rrëmbeu vëmendjen me përpjekjen për të larguar forcat koloniale nga kanali i famshëm i Suezit.

Ushtarët vietnamezë qëndrojnë në një hendek në betejën Dien Bien Phu në vitin 1954. Beteja epike nxiti rënien e sundimit kolonial francez në Indokinë.

Franca humb perandorllëkun

Aspiratat perandorake të Francës ishin në telashe. Revolucionarët komunistë ishin ngritur në Vietnam, e cila ishte koloni franceze që nga fundi i shekullit të 19-të.

Të dy palët u takuan në betejën përfundimtare të Dien Bien Phu midis marsit dhe majit të vitit 1954, betejë e cila përfundoi me një humbje dërrmuese dhe poshtëruese për Francën.

Boshllëku i lënë nga tërheqja e Francës do të mbushej përfundimisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Lufta e Vietnamit do të çonte në vdekjen e gati katër milionë njerëzve gjatë 20 viteve të ardhshme.

Një tjetër pasojë e dobësisë së Francës ishte nisja në nëntor e sulmeve të hapura nga Fronti Nacionalçlirimtar i Algjerisë kundër sundimit kolonial që së shpejti do të zhvillohej në Luftën e Pavarësisë.

Fillet e Luftës së Ftohtë

Ky ishte një vit kur ndarjet dhe armiqësitë e Luftës së Ftohtë filluan të forcoheshin.

Bashkimi Sovjetik njohu zyrtarisht Gjermaninë Lindore, tani shtetin e saj satelitor, si komb, ndërkohë që SHBA bënë disa teste bërthamore, duke përfshirë bombën e parë termonukleare, më 27 mars në Atolin Bikini në Paqësor.

Frika e komunizmit në Perëndim u shpreh nga presidenti i SHBA-ve Dwight Eisenhower, në një konferencë shtypi në të cilën ai e shpjegoi i pari “teorinë domino” të zgjerimit komunist nga një vend në tjetrin.

Ndërkohë që ndërtohen vende të reja

Ndryshimet ekonomike dhe politike kishin marrë hov në Lindjen e Mesme. Në janar, një traget i konvertuar, i quajtur Calypso nga pronari i ri i saj – zbuluesi i njohur i oqeanit Jacques Cousteau – mbërriti në Gjirin Arab dhe ujërat e Abu Dhabit. Misioni i tij ishte të mbulonte mostrat e shkëmbinjve nga shtrati i detit që mund të tregonin praninë e fushave të naftës nënujore.

Katër vjet më vonë, u konfirmua e para e rezervë e madhe e naftës në Abu Dhabi.

Abu Dhabi në vitin 1954 ishte pak a shumë si një fshat peshkimi me një popullsi prej më pak se 3,000 banorë. Sunduesi ishte Sheikh Shakhbut bin Sultan dhe vëllai i tij, Shejk Zayed – i cili do të vazhdonte të bëhej ati themelues i rajonit të ri.

Kthehemi te Perëndimi

1954 është viti kur u lansua për herë të parë radiotranzistori, ndërsa po atë vit doli për herë të parë në skenë kitara elektrike.

Në maj të këtij viti, Beoeing fërkoi rrotat për të realizuar fluturimin e parë civil me pasagjerë. Kishte shumë skeptikë që mendonin se një mjet aq i madh nuk do t’ia dilte kurrë në aviacionin civil.

Kinemaja debuton hitet

Dy nga ngjarjet më të rëndësishme kinematike të vitit erdhën nga Japonia, me daljen e “Shtatë Samurajëve”, një film që do të inspironte “shtatëshen e mrekullueshme të Star Wars”, dhe debutimi i filmit Godzilla, efektet speciale të të cilit ishin të papara ndonjëherë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re