Është ende adoleshent, por sipas mjekëve ka edhe pak muaj jetë. 19 vjeçari Ris Langford, u diagnostifikua me osteosarkoma (lloj i kancerit) në tetor të vitit 2020.

Por kur zbuloi se në qytetin ku ai jeton, kishte një fëmijë 6 vjeçar të sëmurë rëndë njëlloj si ai, vendosi që paratë t’ja japë të miturit, 1 mijë paund.

Ris i tha prindërve: Nëse asgjë s’mund të bëhet për mua, kam dëshirë të ndihmojmë për të shpëtuar këtë fëmijë të vogël

Mjekët bënë gjithçka që 19 vjeçari të merrte trajtimet e nevojshme, që vijuan deri në verën e vitit të kaluar. Por këtë janar, adoleshenti mësoi lajmin e hidhur. Kanceri ishte rikthyer, në trupin e tij kishte metastaza të shumta. Fatkeqësisht, i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë.

19 vjeçari hapi po ashtu një faqe për mbledhjen e donacioneve për 6 vjeçarin dhe deri më tani ka arritur të mbledhë afro 7 mijë paund për vogëlushin.

Nëna e 19 vjeçarit tregoi: Më merret fryma kur mendoj sesi im bir, pavarësisht asaj se çfarë ka kaluar, mendon për atë djalë të vogël… është e pabesueshme, të mendosh se çfarë ka arritur Ris, duke qenë i shtrirë në krevatin e tij.

Por përtej gjestit finik të të birit, prindërit e Risit janë të shkatërruar. Babai i 19 vjeçarit shpjegoi se nuk mund të flejë dot natën.

“Është dëshira e fundit e tij… na thotë që nëse s’mund të më shpëtojnë (mjekët) mua, mbase unë mund të ndihmoj në shpëtimin e një fëmije”-tregoi babai i 19 vjeçarit.

6 vjeçari i quajtur Xhejkob u diagnostifikua më 2017 me një lloj të rrallë të kancerit, i quajtur neuroblastoma. Njëlloj si 19 vjeçari, edhe ky fëmijë mori trajtimet dhe i shpëtoi sëmundjes… ndërsa kjo e fundit u rikthye sërish në dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re