Skip to content

Histori përlotëse, ky është gjesti prekës që bën djali për të ëmën me tumor

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në vitin e largët 2003, Melania nisi të ketë dhimbje të forta të kokës. Dhimbjet e shpeshtësia e tyre u bënë shqetësuese e kësisoj ajo vendosi të bëjë një vizitë tek doktori. Atje zbuloi se kishte një tumor në kokë, në madhësinë e një arre.

Përtej lajmit të hidhur, kishte një element të mirë. Tumori ishte beninj. Mjekët vendosën të kryejnë operim dhe t’ja heqin tumorin Melanisë. Ashtu ndodhi.

“Bëra operimin për të hequr tumorin dhe ndërhyrja shkoi mirë”-kujton nëna e 6 fëmijëve.

Për tre vite, Melania vijoi me jetën e saj, derisa tumori u rikthye në 2006. Sërish kjo grua u detyrua të hyjë në sallën e operimit. Vitet kaluan dhe sëmundja u rikthye sërish në vitin 2017. Kësaj here mjekët rekomanduan terapi.

“E pyeta doktorin tim, a do të më bien flokët… dhe ai më tha jo. Tre muaj më vonë flokët nisën të më rrallohen dhe më pas filluan të më bien.”-kujton Melania.

Terapia vijoi për disa kohë, ndërsa në një vit më vonë (2018), familja ishte mbledhur për një drekë të përbashkët. Matt, djali 27 vjeçar i Melanisë, i thotë të ëmës me shaka.

“E pse të mos i zgjas unë flokët dhe t’i jap ty nënë?”

Melania ashtu si të tjerë e morën me shaka. Nëna kujton t’i thoshte të birit: Unë i dashuroj flokët e tua, s’ke pse i pret… kurse im biri më thoshte së shpejti do jenë tek një kokë afër teje.

Deri në mars të këtij viti, Matt kishte zgjatur flokët e tij të cilët arrinin deri në 30 centimetra. Kjo ishte gjatësia e nevojshme që flokët e tij të preheshin për t’u përdorur si paruke. Matt shkoi në shtëpinë e nënës së bashku me disa miq e preu flokët para nënës, duke i treguar se së shpejti ajo do ta ketë një paruke për veten.

“Djali më tha që flokët e tij më rrinin mirë… kaq më mjafton”-tha gruaja.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë