E kishte humbur të shoqin prej shumë vitesh, por gjithsesi kishte zgjedhur që të shkonta ta ‘takonte’ thuajse përditë në banesën e tij të fundit. Një grua në moshë në Italinë fqinje (Bergamo) ndërroi jetë pak ditë më parë, pikërisht mbi varrin e tq shoqit të ndjerë.
Si shumë ditë të tjera, kishte shkuar tek varri i të shoqit, kur papritur nis të ndihet keq. 85 vjeçarja e identifikuar si Erminia Dossi, kishte pësuar një atak kardiak.
85 vjeçarja kishte shkuar e vetme në varreza dhe u pikas pa shenja jete. Mjekët e patën të pamundur që të bëjnë diçka për t’i shpëtuar jetën.
E kur autoritetet zbardhën ngjarjen, media italiane solli disa detaje prekëse. E moshuara, nënë e 7 fëmijëve, kishte ndërruar edhe banesën e saj që të ishte më pranë varrezave. Ajo shkonte shumë shpesh atje në varrin e të shoqit të ndjerë, për të sjellë lule ose thjesht për të qenë pranë të ndjerit.