Një miqësi e paçmueshme. Xhesi Starr 8 vjeçar, kur mësoi se shoqja e klasës ishte e sëmurë, nisi të pyesë prindërit se çfarë mund të bëjë për të ndihmuar Kler Kalvinin.

7 vjeçarja rezultoi të ishte e prekur nga një lloj tumori në kokë (diffuse instrinsic pontine glioma, DIPG), i cili godet funksionet kryesore të trupit, përfshi këtu të ecurën, shikimin e madje edhe funksione si frymëmarrja e rrahjet e zemrës.

Xhesi kishte rritur një derrkuc në fermën e familjes dhe me ndihmën e prindërve kërkoi ta shesë në një ankand. Shumë prej pjesëtarëve të komunitetit atje janë prekur nga veprimi i 8 vjeçarit, ndërsa derrkuci i Xhesit u shit për 16 mijë dollarë. Disa biznese atje kontribuan po ashtu duke e çuar vlerën në 19 mijë dollarë.

Të gjitha paratë 8 vjeçari ia dhuroi prindërve të Klerit, një veprim që ka përlotur nënën e 7 vjeçares së sëmurë.

“Xhesi është një fëmijë i mrekullueshëm. Sinqerisht nuk më surprizoi fare që atij i shkoi në mendje ideja për të bërë kaq shumë për vajzën time, jemi shumë të prekur”-tha Rejçëll, nëna 39 vjeçare e Klerit.

Nëna e të miturës u shpreh se pas trajtimeve vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët vijojnë të punojnë për t’i shpëtuar jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re