

Viti 2018. Mjeku i thotë 30 vjeçares Sarah Sharp se në trupin e saj është krijuar një kancer i rrallë dhe se duhet një ndërhyrje emergjente. Por ndërhyrja, që mund t’i shpëtojë jetën Sarës, do t’i kushtojë shumë. Me gjasë ajo nuk do të bëjë më dot fëmijë.

Sara ka një motër binjake, të quajtur Cathey (Kethi). E motra erdhi në spital menjëherë dhe i premtoi të motrës se do të bënte gjithçka për të.

Pas vizitave e analizave, u kuptua fare qartë se kanceri ndodhej në uterusin e 30 vjeçares dhe se ajo do duhej të hiqte dorë nga mundësia për të lindur fëmijë.
“Diagnoza e sëmundjes më shkundi plotësisht, mendimi im i parë ishtë t’i mbijetoja sëmundjes dhe të përballesha me trajtimin… por sëmundja më theu. Unë dhe im shoq donim të kishim më shumë fëmijë. Në atë kohë vajza ime sapo kishte mbushur 1 vjeç”- kujton Sara për median amerikane.
Sara tentoi të eleminonte kancerin përmes kemio-terapisë. Pas 7 seancave, kanceri u zhduk në fund të 2018, por pak para se të bënte 31 vjeç, në muajin janar 2019, kanceri ishte rikthyer.
31 vjeçarja u operua, duke hequr dorë përjetësisht nga bekimi për të pasur fëmijë të tjerë në jetë.
“Ishte si një déjà vu të gjeja sërish në krah timin motrën dhe tim shoq. Motra më tha me seriozitet të plotë… do të bëj unë fëmijë për ty… qeshëm bashkë, por në mendjen time, ajo fjalë ishte diçka ku të kapesha. Ishte si një shpresë, një mendim i bukur”-kujton Sara.
Kaluan tre vite nga këto ngjarje dhe Kathey e mbajti premtimin për të motrën. Ajo po mban në barkun e saj fëmijën biologjik të së motrës dhe të shoqit të saj.
Kathey u shpreh se ajo së bashku me të shoqin nuk hezituan për asnjë moment që të mund të lumturonin jetën e Sarës. Në fund të vitit të shkuar, të dy motrat festuan lajmin se Kathey ishte shtatzënë.

“Jam me fat që kam një motër binjake që është e edukuar në çështjet shëndetësore të grave. Nëse nuk do të kisha dëgjuar këshillën e saj për t’u vizituar, nuk besoj se do të kisha shkuar tek një doktor e s’do e kisha zbuluar dot sëmundjen.”-tha Sara.
Sëmundja e kësaj gruaje, choriocarcinoma, prek rreth 2 deri në 7 gra në 100.000 mijë shtatzani në SHBA, dhe ka një normë kurimi mjaft të ulët, nëse nuk kapet në kohën e duhur.
