Ibrahim dhe Narmin Abed, të cilët u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin në një shkollë të UNRWA-s, u martuan në qytetin Deir Al-Balah të Rripit të Gazës, pavarësisht sulmeve të Izraelit të akuzuar për gjenocid në zonë.

Pas ceremonisë dhe një dasme modeste, çifti u përball me sfidën e sigurimit të akomodimit të përshtatshëm, ndaj vendosën të vendoseshin në makinën e babait të Ibrahimit.

Nusja Narmin zbuloi sfidat me të cilat u përballën kur planifikonin dasmën e tyre në rrethana të trazuara. Ajo tha se dasmën e kishin planifikuar për një muaj, por ajo u zgjat në gjashtë, e më pas në nëntë muaj, sepse nuk kishin rrethana adekuate për shkak të sulmeve izraelite.

Ajo theksoi se donte një festë të madhe, por kjo nuk ishte e mundur për shkak të luftës dhe kufizimeve financiare që ajo vendosi.

“Doja që dasma të ishte e madhe dhe elegante, por nuk ka para, ky është fati ynë”, tha Narmin, duke shtuar se do të jetojë me makinë sepse çadrat kushtojnë shumë.

Që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës më 7 tetor, janë vrarë 29,606 palestinezë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re