Në mision në Kosovë dhe gjatë një shërbimi patrulle, oficer Fabio Cervellieri u njoh rastësisht me një vajzë të vogël. 4 vjeçarja vuante nga diabeti (tipi I- mungesa e insulinës). I prekur nga ky fakt, oficeri ka shkuar në farmaci dhe me shpenzimet e tij është kujdesur të marrë insulinë dhe një pajisje për matjen e sëmundjes së vogëlushes.

Por ky gjest prekës duket se nuk ka mjaftuar për oficerin.

Me t’u kthyer në Itali, karabinieri ka shkuar në spitalin ‘Umberto’ në Romë dhe është interesuar në detaje e konsulta me mjekët, se çfarë mund të bëjë më shumë për vogëlushen, në mënyrë që t’ja lehtësojë sëmundjen.

Historinë e ka ndarë me miqtë e kolegët e tjerë karabinierë dhe së bashku me kontributet e tyre, ka arritur të mbledhë një sërë parash për t’i paguar 4 vjeçares biletat e avionit dhe kurimin në spital.

4 vjeçarja udhëtoi me të ëmën dhe kreu analizat e mjekimin e nevojshëm. Siç thuhet në një njoftim të postuar në rrjetin social nga policia, vajza qëndroi për pak ditë në Romë, u kurua dhe bëri një ndërhyrje të vogël në spital e tashmë ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Postimi në rrjet i këtij akti bamirës dhe të ndjerë, solli dhjetëra mijëra reagime nga opinioni publik në Itali, i cili falenderoi dhe vlerësoi gjestin e ndjerë të oficerit të policisë


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re