Kushdo që ka qëndruar për një kohë në klasën ku jep mësim ky burrë në moshë, e di se për çfarë ai e mban një karrige boshe.

E dinë nxënësit e gjimnazit ku punon mësues Den Gilli, por qëkur u bë publike në media e rrjete sociale, historia ka marrë dhenë dhe është bërë virale…

Deni Gill ka dhënë mësim për më shumë se 50 vite, por mësimin që i ka dhënë një ‘karrige’ ai e mori qëkur ishte vogël. Kjo është dhe arsyeja se përse ai mban karrigen në klasë, për t’i kujtuar gjithkujt, atë që ai mësoi afro 7 dekada më parë.

Kur Gill ishte ende i mitur, ai së bashku me mikun e ngushtë, kishin shkuar në ditëlindjen që organizonte një tjetër mik në shtëpinë e tij. Të dy, Deni dhe Arçi, kishin marrë me vete dhurata për t’ja dhënë shokut që organizonte ditëlindje. I bien ziles dhe përpara tyre del nëna e shokut.

Kjo e fundit pa Arçin dhe i tha që nuk kishte më karrige. Deni mbeti konfuz dhe i tha gruas se do të qëndronte ai në tokë në rast se s’kishte karrige. Gruaja përsëriti sërish se karrike, nuk kishte më. Deni e kuptoi se përse ajo nuk e lejoi Arçin të vinte tek festa. Nisi të qajë, më pas Arçi po ashtu… Të dy u larguan pa patur mundësi të jetë në festën e shokut të tyre.

Gruaja nuk e kishte lejuar Arçin të hynte në festë sepse ngjyra e lëkurës së tij, ishte ndryshe. Arçi ishte afro-amerikan.

Deni sot i ka lënë 75 vjeçët dhe planifikon të lërë punën si mësues, por kjo histori e rinisë së tij, mbeti përgjithnjë me të. Si një ngjarje që mund të ndihmonte të tjerët të kuptonin, sesa e rëndë  dhe e padrejtë është të gjykosh dikë në terma racistë e të urrejtjes.

“Çdo vit unë jap mësim për Martin Luther King Jr. dhe lëvizjen e tij për të drejtat civile, kam dashur përherë t’i mësoj nxënësit me një shembull personal. Ne kemi nevojë që të jemi një ‘klasë’ që jep mundësinë. Dikur, mikut tim Arçi iu mohua mundësia për të kaluar mirë në një festë, vetëm për shkak të një paragjykimi. Në atë kohë nuk e kuptoja, por ajo që ndodhi me Arçin, më solli këtu ku jam (si mësues)”-shpjegoi 75 vjeçari për median amerikane.

“Unë shpresoj që t’i kem mësuar mirë gjeneratat (e fëmijëve), sesi ata të sillen mirë e drejtë me njerëzit, sesi ata të jenë të zotët e vetes” –përfundoi i moshuari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re