Është realizuar me sukses ndërhyrja e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë te u tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “facebook”.

Postim i plotë:

#Histori suksesi

Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Urime ekipit me Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re