Dashuria është ndjenja më e fortë që mban të gjalla
emocionet që në ditën e parë të jetës dhe deri tek e fundit.

14 shkurti, dita e të dashuruarve është një simbol i
dhurimit të emocioneve më të bukura. “Mjeshtri i Madh” i humorit dhe artit Zef
Deda nuk harron asnjëherë që në çdo 14 shkurt t’i bëjë dhurata të ndryshme
bashkëshortes së tij Rozinës.

Që në orët e mëngjesit Zef Dedën e gjejmë tek dyqani duke
marrë dy lule dhe një zemër për bashkëshorten e tij

Bashkë me aktorin Zef Deda nga dyqani i luleve në pedonalen
“Kolë Idromeno” nisemi drejt vendit të punës së bashkëshortes së tij. Rozina
punon tek posta shqiptare në Shkodër dhe tashmë surpriza e bukur e
bashkëshortit të saj është gati duke krijuar një atmosferë tejet të bukur
ndërsa emocionet për Rozinën janë të mëdha. Bashkëshorti i saj i bën këtë
surprizë për 41 vite me radhë

Dashuria në familjen Deda ashtu si në shumë familje të tjera
është burimi i gjithçkaje të bukur e një meritë për mjeshtrin e humorit Zef
Deda ka bashkëshortja e tij.

Rozina Deda mes emocionesh falenderon bashkëshortin e saj e
ndërsa thotë se të gjithë bashkëshortët duhet të jenë të dashur si mjeshtri i
humorit Zef Deda

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shkodër dhe qytete të tjera të Shqipërisë një pjesë e konsiderueshma kanë festuar 14 shkurtin ditën e dashuruarve, duke bërë dhurata, surpriza si dhe duke lënë mënjanë të paktën për një ditë problemet që mund të ketë secila familje.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re