Ajo është  85 vjece, quhet Galina Nikollaina Haritovna,  ka lindur në Rusi por që prej vitit 1959 jeton në  Patos. Vitet më të bukura të jetës së saj ia kushtoi Patosit, sepse  në rininë e saj dashuria për nje djalosh  shqiptar e solli mësuese Galinën në këtë qytet.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites “ në Vizion Plus Gala rrëfeu mes emocionesh historinë e saj të dashurisë me kolonelin shqiptar duke nënvizuar edhe sakrificën e tij për t’u internuar në vend që të vendoste të ndahej nga vajza ruse.

“Të gjithë njerëzit më thanë, iku shqiptari. Iu thashë, ctë bëjmë, iku iku! Nuk prisja që ai të kthehej. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik , shumë burrave iu kërkua ti linin gratë ruse , në të kundërt do t’I internonin. Edhe atij (bashkëshortit) I thanë lere Galën sepse do internohesh. Ai nuk më la. U internua në Ballsh dhe unë ndenja në Patos. Dashuria I ka këto…”, u shpreh Galina.

Në Patos Gala u bë mësuese e gjuhës ruse dhe vizatimit teknik. Me kamerën e Vizionit të Pasdites ne shoqëruam mësuese Galën në ambientet e shkollës  ku ajo dha mësim për herë të pare.

 

Sot Gala, është 85 vjeçare thotë se ndjehet shqipëtare, jeton me të afërmit e bashkëshortit pasi  ai është ndarë nga jeta 10 vite më parë, Nga kjo martesë Gala ka dy vajza  të  cilat jetojnë jashtë vendit prej vitesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re