Endrit Shehu është djali nga Dibra që mes shumë sakrificave ia ka dal mbanë në jetë. Ai është larguar nga Shqipëria drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe më pas në Angli, ku po zhvillon karrierën si trajner për gjeneratat e reja të Liverpoolit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Endriti tregoi rrugëtimin e tij dhe ëndrrën që kishte për tu bërë futbollist, por që në pamundësi, mori drejtim tjetër si trajner.

Ai u ndal edhe te talentet e shumtë shqiptarë, të cilët e kanë shumë të vështirë të ecin në futboll, por që ja kanë dalë mbanë si Armando Broja.

Nga mosha 8 vjeç fillimisht shkuam në Greqi dhe më pas në Angli kam 11 vite. Si çdo fëmijë dhe unë doja të bëhesha futbollist, edhe të ndjekë atë ëndërr, por erdhi momenti që e kuptova nga dëmtimet që nuk mund të arrija atë nivel që doja. Edhe kuptova që për mua tani është trajneri dhe jo futbollist.

Në moshën 22 vjeçe erdha në Angli dhe punova si trajner. Aty më kërkuan për punë. Unë punoj si trajner për gjeneratat e reja të Liverpoolit. Unë për momentin punoj jashtë në Europë. Për shembull në vitin 2022 kam shkuar në Kroaci, Islandë, Finlandë dhe bëj kampe futbolli.

Kam takuar shumë shqiptarë në Islandë, që kam vajtur tre herë. Me thënë të drejtën ka shumë talente atje, edhe shqiptarë, por është shumë shumë e vështirë të arrish në nivelin e Liverpool në Angli. Sepse Liverpooli ka lojtarët më të mirë jo vetëm në Angli, por në botë dhe duhet të jesh shumë shumë i talentuar që të arrish atje. Po ka shumë në Angli sikur kemi parë edhe Brojën e Çelsit. Ai e kanë nisur që në moshën 8-vjeçare dhe ia ka dal”, u shpreh Endriti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re