Diogjeni ishte filozofi antisocial, asket, i cili jetonte në një fuçi dhe hodhi poshtë të gjitha normat e stërtepruara të sjelljes së qytetëruar.

Aso kohe, njerëzit shiteshin në treg si skllevër. Ca tregtarë që dikur merreshin me shitjen e skllevërve, panë Diogenin të shtrirë buzë lumit.

Ata u gëzuan pa masë kur panë një njeri kaq të mirë. Ata menduan se ky njeri do të kishte një çmim të mirë.

Tregtarët ishin vetëm katër në numër. Për ta problemi ishte si ta kapnin sepse Diogjeni kishte një strukturë trupore aq të shëndetshme sa duke e parë e kuptuan se ai ishte më se i mjaftueshëm për ata katër.

Ai mund t’i përballte me lehtësi dhe t’i vriste.

Por tregtarët nuk donin ta humbnin atë si skllav. Kështu ata vendosën të fshiheshin pas shkurreve dhe të prisnin që Diogjeni të binte në gjumë.

Diogjeni po i dëgjonte të gjitha këto.

Ai tha: “Mos u bëni budallenj. Çfarë dëshironi? Vetëm më thoni. Unë nuk jam njeri për t’u skllavëruar, por ju të gjithë dukeni aq të mjerë sa jam gati të vij me ju.”

Tregtarët nuk mund ta besonin. Ata ishin të lumtur që pa asnjë problem mundën ta merrnin atë.

Diogjeni u ngrit dhe tha: “Ku të shkojmë?”

Ata i treguan atij për tregun e skllevërve. Ecën drejt tregut.

Tregtarët po ndiqnin Diogjenin. Ishte skenë e çuditshme. Diogjeni dukej si një pronar dhe tregtarët dukeshin si skllevër që e ndiqnin.

I gjithë tregu u kthye papritur drejt Diogjenit. Njerëzit menduan me vete: “Ai duhet të jetë një perandor”.

Tregtarët shkuan në ankand dhe treguan për Diogenin. Ishte radha e Diogjenit për t’u nxjerrë në ankand.

Diogjeni shkoi në platformë, ku skllevërit nxirreshin në dukje. Duke qëndruar në platformë, ai shikoi turmën dhe tha: “Një pronar është gati të shitet. Nëse ndonjë skllav nga ju dëshiron ta blejë si zotëri, ai duhet të dalë përpara.”

U bë një heshtje e madhe. Vetëm atëherë doli një mbret dhe kërkoi çmimin.

Diogjeni tha: “Unë jam një qenie e paçmuar, por ju mund t’u jepni çfarë të doni, këtyre njerëzve të varfër, këtyre katër personave që më sollën këtu. Ata më kanë sjellë këtu nga dhembshuria, kështu që ju mund t’u jepni sa të doni.”

Mbreti i dha paratë, mori Diogjenin në karrocën e tij dhe u nis drejt pallatit të tij. Rrugës për në pallat, Mbreti foli me Diogenin dhe kuptoi se ai nuk ishte një njeri i zakonshëm.

Kur arritën në pallat, Mbreti i tha Diogjenit: “Ti nuk je krijuar të jesh skllav, ti je zot. Unë të liroj.”

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re