Një botë pa hudhër as që mund të mendohet. Fërgesat e nxehta të Kinës, salcat me limon nga tokat e Lindjes së Mesme, kërmijtë me gjalpë të Francës dhe salcat ekstravagante të Amerikës Latine thjesht nuk do të ekzistonin.

@Getty Images

Por hudhra nuk është thjesht një ingredient mrekullibërës në kuzhinë. Për sa kohë që është kultivuar, është përdorur gjithashtu për të shëruar trupat dhe mendjet. Dijetarët mesjetarë kinezë e përshkruanin atë si një kurë për çdo gjë, që nga infeksionet deri tek në dizenteria. Mjekët indianë të ilaçeve Ajurvedik e përdorën atë për vajra të lëkurës dhe si kurë shëruese për kollitjen. Natyralisti i madh i Romës, Plini Plaku, i këshilloi lexuesit e tij ta merrnin atë për vlerat ushqyese dhe tumoret.

Ata nuk ishin krejtësisht të gabuar në këto rekomandime. Hulumtimi modern konfirmon pasuritë medicinale të hudhrave. Hani mjaft prej tyre, sidomos në formën e saj të papërpunuar, dhe ju do t’i jepni sistemin tuaj imunitar një blindim masiv.

Në këtë artikull të përgatitur nga Shkolla e Shëndetit do të njiheni me historinë e jashtëzakonshme të bimës që shtrohej në sofrën e më të varfërve dhe në tryezën e më të pasurit prej mbretërve.

Pasuritë mrekullibërëse të hudhrave janë njohur për mijëvjeçarë dhe vazhdojnë të studiohen sot.

Hudhra mban reputacion të pacënueshëm si lëndë kryesore. Nëse është në një skuqje aromatike apo pjesë të kënaqësive tokësore të humusit, aromatizmi i fortw i gjallwron enët e kuzhinws në mbarë botën. Por historia e saj jo kulinarike mund të të befasojë. Për shekuj me radhë, është përdorur për të kuruar gjithçka nga djegiet deri tek pickimet e bletëve. Në fakt, pasuritë medicinale të hudhrës e bëjnë një ilaç universal.

Po të shohim Bencao Jiuhuang, një traktat kinez juridik i aseteve bimore nga dinastia Ming. Aty evidentohen dobitë e hudhrave si një frenuese për përhapjen e infeksioneve, si një diuretik, si dhe një ilaç për parazitët, kruajtjen dhe dizenterinë. Në Indi, hindusët përdorën për një kohë të gjatë hudhrën në mjekësinë Ajurvedick si një tonik tretës për trajtimin e lëkurës dhe për të shëruar sëmundjet abdominale, reumatizmin dhe hemorroidet. E përzier me mjaltë, ishte antidoti i përsosur ndaj kollës, etheve, ënjtjeve dhe parazitëve në zorrë.

Autori romak dhe natyralisti Plini Plaku, gjithashtu dinte për pasuritë kuruese të hudhrave. Ai këshilloi lexuesit që ta kullojnë atë me uthull dhe ujë për të krijuar një gargarë për vlera të fytit. Duke e pjekur dhe duke e lyer me vaj, ajo zbut kafshimet e insekteve; e zier me qumësht, ajo kundërvepron mukusin; dhe e përzier me yndyrë, mund të përdoret për të trajtuar tumoret.

Të lashtët kishin të drejtë në admirimin e tyre për hudhrën. Cilësitë antibakteriale dhe antifungale të bimëve bulbose nënkuptojnë se është përdorur dhe studiuar ende sot.
Komponenti kryesor është alicina, një squfur i oksigjenuar përgjegjës për shijen e hollë të hudhrave dhe vetitë antibakteriale. Ashtu si një studim në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Albani zbuloi, se hudhrat e freskëta mund të mos jenë aq të fuqishme sa penicilini antibiotik, por megjithatë frenuan me sukses rritjen e baktereve E. coli.

Një tjetër studim pesë javor në universitet tregoi se pjesëmarrësit që kapërdinin në gojë 2.5% hudhër çdo ditë kishte një prani të ndjeshme më të ulët të baktereve Porphyromonas gingivalis që infektojnë mishin e dhëmbëve. Dhe në qoftë se kjo nuk ju duket mjaft mbresëlënëse, hudhra është gjithashtu shumë më efektive në trajtimin e kandidës sesa agjenti kërpudhor nistatin!

Më shumë arsye pra, për të marrë hudhrën herën tjetër që jeni duke u ndier keq. Mbajeni të papërpunuar dhe efekti do të jetë edhe më mbresëlënës, duke ju lënë të ndiheni aq të fortë sa nuk keni qenë asnjwherw.

Romakët e hodhën poshtë hudhrën duke e quajtur ushqim fshatarësh, por evropianët e tjerë përqafuan shijen e saj të mprehtë

Hudhra ka origjinë modeste. Aristokracia romake i ktheu hundët në përdorimin e saj gastronomik, duke e ngritur atë në sferën mjekësore. Për fat të mirë për tifozët e eskargotit, picës dhe pestos, hudhra gradualisht arriti të ngjisë majat në krye të shkallës sociale për të zënë vendin e saj të ligjshëm si një thëlpi i denjë për mbretër.

U desh kohë. Largimi snobesk i romakëve nga aliumi si asgjë më tepër se sa diçka fshatareske, vazhdoi edhe pasi perandoria e tyre u rrënua. Të tjerët, veçanërisht anglo-saksonët, miratuan të njëjtin qëndrim.

Gjërat ndryshuan në fund të Mesjetës ndërsa evropianët filluan të integronin hudhrën në gatimin e tyre. Të gjithë ata që janë të dhënë pas hudhrës mund të falënderojnë murgjit për këtë. Ata i qëndruan besnikë thlepinjëve gjatë viteve, duke vazhduar ta kultivonin atë në kopshtet e tyre në mes të shekujve V dhe XV dhe duke e përdorur atë si një erëz në ushqimin e tyre.

Gradualisht edhe gjykatat mbretërore ndryshuan mendjet e tyre. Në vitin 1533, Katerina de Medici e Firences u martua me mbretin Henri II të Francës. Ajo mbërriti atje me kuzhinierët e saj personal. Prodhimet e tyre të hudhrës ishin një hit dhe shija për hudhrën u rrit. Henri IV, kushëriri i Katerinës, ishte një nga konvertuesit më fanatikë të çmendurisë së re. Kaq e madhe ishte dashuria e tij për të ngrënë hudhër të papërpunuar, saqë thuhej se kishte frymë aq të fortë sa për ta rrëzuar në tokë një dem 10 hapa larg!

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për të gjithë ata që kanë ndier ndonjëherë aromën qiellore të hudhrave që hidhnen butësisht në vajin e ullirit, por hudhra u adoptua gjerësisht pas shumë shekujsh neglizhence.

Hudhra ka nevojë për pak mot të ftohtë, toka të plehëruar dhe shumë ujë për të zhvilluar thëlpinj të trashë dhe të mbushur.

Kështu pra, ju mësuat te Shkolla e Shëndetit për mrekullitë kulinare dhe medicinale të hudhrës, por si ta rrisni atë? Nëse dëshironi me të vërtetë hudhër për kuzhinë, është koha për të hedhur thëlpinjt e vegjël që keni gjetur në tregun e fermerit dhe t’i bëni pis duart tuaja!

Hudhra ka nevojë për mot të ftohtë dhe tokë të thatë për të zhvilluar zhardhokun e saj

@Getty Images

Periudhat e shkurtra të ftohta ndihmojnë që hudhra të zhvillojë thelbinjtë dhe rrënjët e saj. Kjo e bën kohën e mbjelljes optimale. Teorikisht, duhet t’i kini bimët tuaja të ngulura në tokë 3 ose 3 javë para se të vijë acari i parë. Vendi më i mirë është një zonë e hapur me shumë diell. Ka disa opsione këtu. Tradicionalisht, hudhra rritet në rreshtat pranë perimeve të tjera. Dhe këtu është një këshillë e mirë: ju duhet të të ndryshoni kulturën bujqësore çdo vit për të shmangur infeksionet e farës.

Duke folur për tokën, çfarë do të thotë pikërisht “e shkrifët”?

E pra, është në thelb një cilësi thërrmuese që është e përkryer për zhvillimin e rrënjëve të hudhrave tuaja. Toka ideale është e pasur me lëndë organike dhe drenazhim të shpejtë. Për rezultate më të mira, synimi për një vlerë pH pak acid është midis 6.0 dhe 7.5 dhe sigurohuni që të përzierni shumë plehra ose pleh organik në gjashtë centimetra lartësi të tokës.

Mbillini bimët duke i zhveshur butësisht sythat në thelbinj individualë para se t’i groposni. Sigurohuni që të mos dëmtoni ose të hiqni ndonjë nga ajo lëkura e hollë si letër! Lini të paktën tetë centimetra midis rreshtave për t’i dhënë çdo bime mjaftueshëm diell.

Mblidhini hudhrat tuaja, kur gjysma e gjetheve të jenë kafe dhe ruajini ato në një bodrum

@Getty Images

Me të drejtë, ju e keni ndjekur me durim kulturën tuaj të hudhrës teksa rritet dhe sezoni i korrjes është duke u afruar me shpejtësi. Kjo lë një pyetje: Kur është koha më e mirë për t’i shkulur? Sygjerimi më i mirë është që t’i kushtoni vëmendje gjetheve të bimëve. Kur gjysma e tyre të jenë kthyer në ngjyrë kafe, hudhra juaj është e gatshme për t’u korrur.

Kjo është e rëndësishme sepse korrja herët ose tepër vonë ndikon në aromën e thelpinjëve dhe tek vetë ruajtja. Nëse i hiqni ato para se të jenë gati, nuk do të jenë aq të shijshme sa ç’mund të ishin; nëse prisni më shumë kohë, ato do të bëhen të ndjeshme ndaj baktereve dhe ka gjasa të prishen.

Tani do t’ju duhet të mendoni se ku do të ruani aliumet tuaja. Zgjidhni një bodrum të freskët, të mirë-ventiluar ose qilar për jetëgjatësi maksimale.

Kjo procedurë mund të mos jetë aq e shpejtë dhe e lehtë sa t’i blini hudhra nga një dyqan, por ju garantojmë që: sapo t’i keni rritur tuajat, nuk do të dëshironi të ktheheni në alternativën pa aromë të supermarketit.

Kultivuesit kinezë dominojnë tregun global të hudhrave, duke kapërcyer çdo prodhuesi tjetër

Meqë dolëm në temën e hudhrës së supermarketeve, çfarë po ndodh pikërisht me ato thlepinj të vegjil tashmë që po nxjerrin sytha jeshil? Pse janë kaq të butë në krahasim me thëlpinjtë që shiten në tregun e fermerit? Njihuni me armikun e përjetshëm të adhuruesve të hudhërave: hudhrat kineze.

Hudhra kineze është një sukses fenomenal i eksportit. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, asnjë vend nuk prodhon hudhra më shumë se Kina. Shifrat flasin me kokëfortësi. Sot, një masë marrëmendëse prej 75 për qind e furnizimit global të hudhrave vjen nga Kina.

Rreziku ndaj fermerëve aziatikë ishe aq i madh sa disa qeveri kanë rrezikuar edhe një luftë tregtare për të mbrojtur kultivuesit e hudhrave. Koreja e Jugut, për shembull, imponoi një tarife prej 315 për qind për hudhrën kineze. Qeveria kineze u përgjigj duke ndaluar telefonat e importuar të Koresë së Jugut dhe produktet e polietilenit. Ndërkohë, autoritetet në shtetin indian të Biharit morën më shumë se 11,000 paund hudhër kineze që u kontrabanduan përtej kufirit në vitin 2011.

Nuk ka dyshim në lidhje me këtë: prodhuesit e hudhrave të Kinës kanë pushtuar tregun global. Por kjo nuk do të thotë se ata gjithashtu duhet të dominojnë gamën e shijeve. Pra, vishni ato dorashka të kopshtarisë dhe vini në praktikë këshillat që mësuat këtu tek Shkolla Shëndetit duke i shfrytëzuar ato sa më mirë.

Maksimalizoni përfitimet shëndetësore të hudhrave duke i ngrënë ato të papërpunuara ose duke i gatuar ato sa më pak të jetë e mundur.

Nuk ka si hudhra e pjekur, por nëse doni të përfitoni sa më shumë nga aliumet tuaja, është më mirë t’i lini ato të papjekura.

I kujtoni të gjitha ato vlera shëndetësore që lidhen me hudhrën? Ka një mënyrë të pagabueshme për të pasur kontakt me to: t’i hani të pagatuara.

Gatimi redukton alicinën, përbërja magjike që ndihmon trupin tuaj për të luftuar inflamacion, shëron infeksionet me qelb dhe forcon sistemin tuaj imunitar. Një thelpi hudhre i papërpunuar përmban pesë miligramë të këtij antioksidanti të fuqishëm. Por nëse doni të ulni rrezikun e infeksionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancereve të ndryshme, ju nuk duhet ta ngrohni hudhrën. Edhe një kohë e shkurtër në tiganin me një salcë domate është e mjaftueshme për të shkatërruar alicinën.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re