Si një oficere policie prej 20 vitesh, ajo ka parë me sytë e saj sesi fëmijët në komunitetet e varfra përballen me vështirësitë në jetë. Që prej vitit 2011, kjo grua vendosi të ngrejë në këmbë një organizatë jo fitimprurëse për të ndihmuar fëmijët në vështirësi, një punë që ajo e bën me dëshirë e vullnet ta pakundërshtueshëm.

Në 2017 madje, ajo u cilësua si një ndër heroinat e komunitetit të saj nga konkursi i mirënjohur i CNN (“CNN Hero”) për të gjitha përpjekje e saj.

Ndërsa sot, Xhenifer Madoks, ka vendosur ta ‘ndryshojë’ disi punën e saj, në kushtet kur pandemia në SHBA, ashtu në të gjithë globin, ka sjellë ndryshime të dukshme.

Xhenifer e ka kthyer organizatën e saj në një klasë për fëmijët që shkollën e bëjnë ‘online’.

“Shumë prej familjeve që humbën punët e tyre gjatë vitit të kaluar, tashmë gradualisht po kthehen nëpër punë. E kështu shumë nga këta prindër që ne ndihmojmë, shkojnë në punë duke lënë në shtëpi të vetëm fëmijët, që shkollën vijojnë ta bëjnë online. Qendrën tonë ne e ‘formatuam’ pak nga pak dhe jemi kthyer në prindër vetë tashmë për këta fëmijë”-tha Xhenifer për CNN.

Në qendër ka lap-topë e internet për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë patur kushte për të mësuar online nga shtëpia.

“Kujdesemi që fëmijët të ndjekin mësimin, dhe i kontrollojmë e ndihmojmë vazhdimisht”-shtoi oficerja e policisë.

Përveçse të mësuarit, fëmijëve u shtrohet dhe mëngjesi e dreka nga qendra e kësaj gruaje, që me të vërtetë është një heroinë dhe një ‘nënë e devotshme’ për dhjetëra fëmijë të varfër.

Por kjo grua nuk është ndaluar veçse me ndihmën e fëmijëve, por edhe me familjet e tyre. Shpesh herë, Xhenifer i ofron familjeve ushqime dhe ndihma që shumë persona në këtë komunitet nuk kanë mundësi t’i blejnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re