Pa shpresë, shpesh herë në mëshirë të motit apo të njerëzve që i hidhnin lekë të vogla. Gjatë natës, flinte poshtë urës. Në pak fjalë, kjo ishte jeta e tij si i pastrehë… një jetë që do të ndryshonte rrënjësisht fale një gjesti njerëzor.

Si çdo ditë Billi Herris kishte dalë në cepin e rrugës. Me vete kishte një gotë plastike, ndërsa ai vetë lutej për lëmoshë. Përgjatë ditës, një grua i afrohet. Ulet pranë Billit, nxjerr portofolin e hap zinxhirin ku mbaheshin të hollat. Ç’kishte brenda, i hedh të gjitha në gotën e të pastrehut. I buzëqesh Billit e më tutje largohet.

Sara do të zbulonte më vonë se aksidentalisht, në gotën e të pastrehut kishte hedhur dhe unazën e saj të fejesës, të cilën e kishte vendosur pak orë më parë në kuletë. Kur e kuptoi se ç’kishte bërë, Sara u kthye të gjente Billin, me shpresën se unazën do të mund ta merrte sërish.

Billi nuk ishte aty. Në fakt i pastrehu ishte çuar të kërkonte gruan, por nuk e kishte gjetur. Gjatë rrugës, ishte gjendur pranë një dyqani që shiste e blinte bizhu. Billi hyri brenda e pyeti sesa kushton unaza. Pasi pronari e inspektoi unazën me diamant, i tha se mund t’i jepte direkt 4 mijë dollarë për të. Një shifër jo e vogël, kur jeton poshtë urës. Pavarësisht kësaj, i pastrehu vendosi të marrë e të ruajë unazën.

Të nesërmen gruaja, Sara, arrin ta gjejë Billin. Ai ishte ulur në të njëjtin cep, duke kërkuar lëmoshë. Ajo i shkon pranë dhe i thotë:

“Më mban mend?”

“Nuk e di, shoh shumë fytyra”– përgjigjet Billi.

“Mund të kem dhënë diçka me vlerë të madhe”-i thotë Sara.

“A mos ishte një unazë”-e pyet i pastrehu dhe i tregon se objektin e ka ruajtur.

Sara lumturohet dhe bën që ta shkëmbejë me para unazën, ‘ofertë’ që i pastrehu nuk e pranon. Billi i dorëzon unazën Sarës.

Pak orë më vonë, gruaja i tregon të shoqit për aktin e bukur dhe human të të pastrehut, e së bashku vendosin ta përcjellin historinë në rrjetet sociale e në një faqe gofundme, për të mbledhur 1 mijë dollarë për të pastrehun. Historia veçse bëhet virale. Brenda 6 muajve, njerëzit japin donacione e mblidhen mbi 170 mijë dollarë.

Sara ia dorëzoi të gjitha paratë të pastrehut, e me to ai mundi të ketë një strehë mbi kokë dhe një makinë. Historia e tij u mediatizua e madje Billi mundi të rivendosë kontaktet me disa familjarë të tij, të cilët kujtonin se ai kishte 16 vite që kishte vdekur.

Por historia e këtij të pastrehu ka dhe një detaj interesant. Para se gjesti e tij human të bëhej ‘i famshëm’, një prej mediave lokale e pyeti atë se përse nuk e shiti unazën që ditën kur Sara e hodhi aksidentalisht në gotën e tij plastike. Kjo ishte përgjigja e tij.

“Gjyshi im ishte besimtar. Ai më rriti qëkur unë isha veçse 6 muajsh… falë Zotit, kam ende disa vlera”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re