Tre pensionistë, miq mes tyre, kanë vendosur t’u dalin në ndihmë të pastrehëve të qytetit për t’u siguruar një shërbim bazik. Duke ditur vështirësitë e këtyre të fundit, pensionistëve u shkoi ndërmend mundësia për të krijuar dushe të vogla të lëvizshme, në mënyrë që të pastrehët të kenë shansin për t’u larë e pastruar.

“Si në shumë qytete kryesore të vendit, edhe këtu tek ne të qenit i pastrehë ëshë një problem serioz. Kam afro një dekadë që ndihmoj të pastrehët dhe ideja e Donit e Brusit, që morën përsipër iniciativën ishte një kauzë e ide që do të sjellë të mirësi për shumë njerëz”-tha Jueni.

“Ndjenja ime është se, duke bërë pjesën time të vogël, të bashkuar mund të bëjmë shumëçka. Po flisja me disa prej të pastrehëve të cilëve u japim ushqim. Ata më treguan sesa e vështirë ishte për ta që të mund të bënin një dush.”-tregoi Don Rasëll.

“Kam dashur të jem pjesë, aty ku më jepet mundësia të jap diçka. Don-i më përmendi një ditë idenë e krijimit të dusheve për të pastrehët e ja ku jemi, me një kamionçinë e mjete për t’i bërë dushet.”-shpjegoi Brus Loudon.

Të tre pensionistët jo vetëm që do t’i ndërtojnë dushet por edhe do t’i mirëmbajnë ato përgjatë gjithë verës. Për të ndihmuar me të holla të pastrehët, të moshuarit do të marrin pjesë në një maratonë 10 kilometra për të ngritur donacione.

Burimi: BBC

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re