Skip to content

Historia e trishtë/ Simon Mirakaj: Si e torturuan djalin e xhaxhait gjithë natën për një grusht manaferra

mirakaj 4tra

Simon Mirakaj një nga peronazhet që arriti t’i mbijetojë torturave, dhunës dhe inetrnimit të diktaturës komuniste në Shqipëri, ka rrëfyer në studuion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, histori të dhimbshme të jetës së tij.

44 vite në internim ishin vite dhune, torture dhe një jete e vështirë për Simonin dhe familjen e tij.

Mirakaj ka rrëfyer një episod shumë preks ku trgon fytyrën gjakatare të atij sistmei. Ai tregoi se kur ishin fmëijë djalin e xhaxhait të tij e lidhën në shtyllë dhe e lanë të qendronte gjithë natën aty, vetëm pse kishte marrë një gusht manaferra për të shuar urinë.

Pjesë nga biseda:

Mirakaj: Tmerri ishte të tregoj një rast, dy fëmijë, njëri prej tyre ishte djali xhxahit, bashkë me një shko moshatar, bashkë me një shok kaluan telat shkuan dhe mblodhën manaferra. Mirpo i pa polici, i mori dhe i lidhi dhe i la gjithë natën lidhur për shtylle. Zbritën nëna ime, nëna e tij, motrat, se filluan duke qajtur kishin frikë, dhe ato i thoshin mos qani. Madje ju kishte rënë të fikët.

Pranvera Borakaj: Gjitha natën i lanë ashtu?

Mirakaj: Po, po, madje ju kishte rënë të fikët.

/Vizionplus.tv/