55-vjeçarja Nanita Ronquillo nuk fiton shumë para duke shitur peshk në treg, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të dërgojë djalin e saj në shkollën e lartë mjekësore.

Nanita ishte e gatshme të bënte gjithçka për të siguruar që djali i saj, John Nico Ronquillo të kishte një jetë më të mirë.

Çdo ditë, Nanita lë shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit për të shitur peshk në treg. Puna ishte gjithçka vecse jo e lehtë. Sidoqoftë, Nanita mblodhi të gjitha forcat dhe me guximin e saj vazhdoi para për një jetesë më të mirë për familjen e saj.

Dita e saj tipike përfshin qëndrimin e gjatë në treg, nëse ka akoma shumë peshq që mbeten për t’u shitur, ndonjëherë deri në orën 6. Pastaj, ajo kthehet në shtëpi dhe rikthehet në treg në orën 5 të mëngjesit të ditës tjetër. Megjithëse ishte e vështirë, Nanita nuk është penduar për sakrificat për djalin e saj.

“Çfarëdo që të ndodhë,ne të dy mund ta zgjidhim së bashku. Çfarëdo ëndrre që të kesh, ti mund ta arrish atë, “i ka thënë ajo gjithnjë djalit të saj.

Kishte ditë kur ajo fitonte deri në PHP1,000 ( afer 19 USD) në ditë, por kishte edhe ditë kur nuk fitonte asnjë gjë. Për shkak të situatës së tyre financiare, ka pasur raste kur John duhej ta braktiste shkollën, sepse nuk mund t’i përballonte pagesat.

Megjithatë, ai arriti të përfundojë shkollimin e tij 4-vjeçar, pavarësisht se iu deshën 6 vite për t’u diplomuar.

Përveç punës së saj lodhëse, Nanita gjithashtu ka pasur probleme me zermën. Megjithatë, ajo gjithmonë e shtyu të birin që të vazhdonte ëndrrën e tij për t’u bërë doktor.

Falë sakrificave të saj, djali i saj John arriti të diplomohet si mjek në shkollën mjekësore. Tani, ai planifikon të bëjë më të mirën e tij si mjek dhe t’i japë nënës së tij jetën që ajo meriton.

Shikoni më shumë nga historia e tyre frymëzuese

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re