Fotoja e mësipërme është bërë virale në rrjetet sociale. Në foto shihet një burrë në uniformë që përqafon një tjetër person. Pak minuta para se fotoja të shkrepej, oficeri i policisë kishte kryer një akt të madh human.

Oficeri i policisë quhet O’Konor dhe ndodhej fare pranë të riut në momentin kur përmes radios njoftohet se një person po tentonte të hidhej nga ura. Oficeri O’Konor mbërriti i pari në vendin e ngjarjes dhe pa të riun që kishte kaluar barrierat e urës e po bëhej gati për të kryer vetëvrasje.

Polici nis t’i flasë të riut dhe pas disa minutash, arrin ta bindë që të mos kryejë vetëflijim. Në vendin e ngjarjes kishin mbërritur dhe dy oficerë të tjerë që po ashtu bisedojnë me të riun.

Fatmirësisht ky i fundit bindet dhe largohet nga ura me ndihmën e oficerëve të policisë. Në gjendje të rënduar mendore, oficeri O’Konor e përqafon të riun dhe e ngushëllon… pasi arriti t’i shpëtojë jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re