Aktori i njohur Ndriçim Xhepa i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi për të ndihmuar familjen rome që ka adobtuar djalin e gjetur në kazanin e plehrave.

Në një koment, në një faqe që kishte shpërndarë lajmin, Xhepa u bëri apel të gjithë atyre që kanë mundësi, që ta ndihmojë familjen, e cila ka kryer një xhest të madh duke marrë e rritur një fëmijë të braktisur.

“Ju shoqatat bamirëse, biznesmenë me lekë pa fund bëni një mirësi të merituar për këtë familje rome, dhurojini një apartament që të jetojnë si njerëz vetëm për atë veprim madhështor që ka bërë ai burrë i asaj familjeje rome që gjeti një foshnje në kazanin e plehrave, e mori, e mbështolli me xhaketën e tij dhe e çoji në shtëpi.

 

E ëma e tij e rriti bashkë me fëmijët e tjerë të shtëpisë dhe e ka bërë 12 vjeç. Një xhest mrekulli që rrallë kush mund ta bëjë. O njerëz që keni mundësi të bëni mirësi, shtet, shoqata bamirëse, bisnese madhore bëni ndokush nga jo një mirësi të madhe që kjo familje rome të marrë një vlerësim një kënaqësi që e meriton me gjithë shpirt,”-shkruan aktori në komentin e tij.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re