U arrestua në vitin 1990. Një mik i tij ishte vrarë. Ai nuk e kishte kryer krimin, por u dënua falë disa dëshmive false dhe sjelljeve joligjore nga ana e disa oficerëve policore.

Qëndroi për 32 vite në burg, e tashmë në moshën 61 vjeçare do të mund të dalë nga qelia… sepse vrasjen nuk e ka kryer ai, sepse është i pafajshëm.

Kjo është historia e Joakin Siria, i cili në intervistën që dha pak para daljes nga burgu, se kujton netët kur mendonte se gjithçka dukej si një ëndërr.

“E vetmja frikë që kisha ishte se do të vdisja në burg pa luftuar dot…. kujtoj në fillim se vinte darka e mbyllesha në çarçafë, mendoja me veten, kjo është një ëndërr me siguri, nesër do të jem në shtëpi”-tregoi 61 vjeçari për median amerikane.

Avokatja e distriktit (Fransisko) Çesa Budin, e dërgoi çështjen në gjyq dhe mundi t’i japë lirinë 61 vjeçarit.

“Jemi krenarë dhe mirënjohës për punën e komisionit dhe rivendosjen e drejtësisë për burgimin e gabuar të një njeriu. Edhe pse ne s’mund t’i kthejmë dot dekadat e jetës që zoti Siria ka humbur, jemi falenderues se trupa gjyquese ka rivendosur drejtësinë”-thuhej në një deklaratë për median.

61 vjeçari u dënua pasi mes njerëzve kishin dalë thashetheme se ai ishte vrarës. Dëshmitari që foli kundër Sirias, ishte në atë kohë adoleshent dhe disa oficerë policie i kishin bërë presion që të thoshte emrin e 61 vjeçarit si vrasësi.

Tashmë 61 vjeçari do të mund të jetojë i qetë me familjen e fëmijën e tij dhe tregoi se do të ndihmojë njerëz me histori të ngjashme me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re