Mëngjesin e sotëm një 70 vjeçar banues në qytetin e Pogradecit, ka gjetur vdekjen nga i ftohti. Lytfi Pilingji me origjinë nga Korça, prej vitesh jetonte në kushte jo normale banimi në qytetin e Pogradecit.

 

Gjatë këtyre viteve kanë qënë banorët dhe pronarë restorantesh ata që e mbanin me ushqim 70 vjeçarin ndërkohë që netët i ka kaluar i vetëm në pjesën më të madhe në afërsi të tregut industrial te këtij qyteti, aty ku policia e ka gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm.

 

Paraprakisht edhe për ekspertët e policisë lokale mendohet se 70 vjeçari ka gjetur vdekjen nga i ftohti, pasi prej 2 ditësh në Pogradec temperaturat kanë qënë shumë të ulëta. Endacaku edhe në këtë moshë nuk e ndante një top futbolli nga vetja si për të treguar se në rininë e tij ka qënë një futbollist me të rinjtë e Skënderbeut.

 

Aq pasion e kishte futbollin sa edhe në rrugët e Pogradecit shfaqej duke luajtur i vetëm futboll. Policia ka bërë me dije se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj dhe për këtë paraprakisht dhe ekspertët mendojnë se vdekja e 70 vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor gjithnjë sipas policisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Pista e vetme e hetimit është ajo e vdekjes nga i ftohti pasi 70 vjeçari Lytfi Pilingji një ditë më parë ka qënë duke lëvizur në afërsi të terminalit si dhe tregut industrial.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re