Kjo është historia e një çifti të moshuarish të martuar prej 60 vitesh, që në një ditë të vështirë, u shpëtuan nga mirësia e një gruaje të panjohur… ose siç e quajti e moshuara, nga mirësia e një ‘ëngjëlli’.

Meri me të shoqin po udhëtonin me makinë, kur papritur e moshuara nuk u ndje mirë. Burrë e grua ndaluan në një park pranë. Meri shkoi në tualetin e një restoranti për t’u freskuar, por gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. E moshuara tregoi se po i vinte për të vjellë dhe se kishte frikë se do të humbte ndjenjat. Këmbët nuk po e mbanin më.

Një grua e cila ndodhej në tualet në atë moment, i ofroi ndihmë të moshuarës kur dëgjoi rënkimet e të moshuarës. E qetësoi dhe e ndihmoi për të dalë nga tualeti. Telefonoi ambulancën dhe priti derisa mjekët mbërritën e morën të moshuarën.

Por mirësia e të panjohurës nuk përfundoi me kaq. Ajo pa të shoqin e të moshuarës, i cili s’mund të drejtonte makinën, pasi ndodhej në karrige me rrota. Komunikoi me të dhe i tha se do ta çonte ajo në shtëpi me makinë. Me të mbërritur atje, u sigurua të telefonojë djalin e të moshuarit, për ta njoftuar se i ati ndodhej i sigurt, në shtëpi.

Meri ndërkohë ndodhej në spital dhe e mësoi më vonë aktin tjetër të bukur të të panjohurës. Historia u përcoll në median e huaj, ndërsa e moshuara bëri thirrje publike për ta takuar edhe njëherë gruan, ‘ëngjëllin’ e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re