Tomori 19 ia del të fitoj sërish duke ruajtur kështu kreun në grupin B të Kategorisë së Parë. Fitorja ndaj Tirana B vjen me dy gola të shënuara që në pjesën e parë.

Ishte fillimisht Krisild Zogaj që kalon skuadrën në avantazh në minutën e 28’ dhe dyfishmi vjen me Antonio Qengjin në të 39’ minutë.

Tomori U17 vazhdon të humbas ndeshje pas ndeshje në këtë sezon. Humbja e fundit ka ardhur në transfertë përballë Fierit. Ndeshja ishte planifikuar për tu zhvilluar të dielën por u transferua për këtë mesjavë.

Kështu Tomori ka shënuar një tjetër humbje të rëndë me rezultatin 5-1 që  emban sërish në vendin e fundit. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me Dalipaj  që më pas edhe dyfishon në minutat 40’ dhe 46’ ndërsa për Tomorin shënon Remino Nazeraj në minutën e 51’.

Tre golat e tjerë për vendasit vijmë me Cepele dhe Koroveshi dy herë duke vendosur këtë rezultat.

Tomori U19 – Tirana B U19  2-0

Shënues: Zogaj 28’, Qengji 39’

Fieri U17 – Tomori U17  5-1

Shënues: Dalipaj 40’, 46’, Cepele 62’, Koroveshi 77’, 80’/Nazeraj 51’

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re