Skip to content

Historike/ Dudaev i dhuron medaljen e artë Shqipërisë, e argjendtë për Abakarov

eqeqeq


Historike për vendin tonë. Shqipëria merr medalje të artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë Islam Dudaev.

Mundësi Dudaev u shpall kampion në kategorinë deri në 74 kilogramë në stilin e lirë, pas fitores në finale ndaj Fati Vejselit, mundësit shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Finalja nuk shkoi deri në fund, pasi Vejseli pësoi një dëmtim dhe nuk mundi ta vazhdonte përballjen.

Mundësi tjetër që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka siguruar medaljen e argjendtë për vendin tonë.

Abakarov garoi në kategorinë 65 kg, stil i lirë, ku arriti deri në finalen e madhe. Në sfidën për medaljen e artë, ai u përball me turkun Ahmet Duman, ndaj të cilit humbi me rezultatin 4–2. Me këtë rezultat, Abakarov ngjitet në podium dhe i dhuron Shqipërisë një medalje të argjendtë, pas një paraqitjeje pozitive.  Medaljet e fituar në Taranto nga mundësit kuqezi janë shumë të rëndësishme, duke e ngjitur flamurin kuqezi në podiumin e një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive të Mesdheut.