Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën
e pajtimit të pasluftës në vitin 1963, në një përpjekje për të treguar se
boshti i Bashkimit Evropian mbetet i fortë në dritën e rritjes
euro-skepticizmit dhe nacionalizmit në disa shtete të tjera anëtare.

Bëhet fjalë për zgjerimin e Traktatit të Elysses-ë, për të
cilin dy qeveritë kanë rënë dakort ta nënshkruajnë më 22 janar. Ceremonia ku do
jenë të pranishëm kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, do të zhvillohet në
qytetin kufitar gjerman Aachen, simbol historik i një Europe të bashkuar.

Në tekstin e marrëveshjes që pritet të nënshkruhet, thuhet se “të dy vendet, sipas kësaj marrëveshjeje,
do të zgjerojnë bashkëpunimin në çështjet e jashtme, çështjet e mbrojtjes,
sigurisë dhe zhvillimit të jashtëm dhe të brendshëm, ndërsa në të njëjtën kohë
do të punojnë së bashku për të forcuar aftësinë e Europës për të vepruar në
mënyrë të pavarur.”

Nga zyra e presidentit Macron është bërë e ditur se “zgjerimi i Traktatit të Elysee-s, do të
ndihmojë forcat europiane për t’u përballur me sfidat e shekullit të 21”,
dhe se kjo marrëveshje parashikon “thellimin
e mëtejshëm të angazhimit të përbashkët me qëllim për të rritur sigurinë dhe më
tej prosperitetitn e të dy vendeve, në një Evropë që është autonome, më e
bashkuar dhe më demokratike”.

Duke zgjeruar këtë Traktat, për të cilin u ra dakord vitin e
kaluar, përcaktohet se një nga objektivat prioritare të diplomacisë
franko-gjermae është që të ndihmojë Gjermaninë për të qenë një anëtar i
përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organi në të cilin ajo tashmë është
duke u përpjekur për të siguruar më shumë ndikim, për t’u përfaqësuar së bashku
me aleatët e saj, Shtetet e Bashkuara, Britaninë se Madhe dhe Francën.

Me përjashtim të këtyre të fundit, anëtarët e përhershëm të
Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë Rusia dhe Kina.

Reuters thotë se
kjo marrëveshje dhe një sinjal i qartë se të dy vendet po bashkohen në një
përpjekje për t’u përballur me disa politikanë nacionalistë, e shpëtuar
Bashkimin Evropian me 28 anëtarë.

Një ditë më parë, ishte Salvini ai që gjatë një vizite në
Poloni, një tjetër vend me qeverisje problematike në BE prej tendencave
nacionaliste, u deklarua për boshtin Romë – Varshavë, në një përpjekje për të
thithur dhe aleatë të tjerë, me synim “tranformimin e Europës”. Dhe ky bosht është
ai që do qëndrojë përballë aleancës Paris – Berlin.  

Aachen, qyteti i ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje
të re për zgjerimin e Traktatit të Elysse-së, ishte qëndrimi i Charlemagne, i
njohur si “Babai i Evropës”, sepse ai arriti të bashkojë shumicën e
Evropës Perëndimore në fillim të shekullit të 9-të.

Pajtimi franko – gjerman i pasluftës së Dytë Botërore, sillet
dhe si shembull për pajtimin serbo – shqiptar.

E tashmë, të dy vendet dikur në armiqësi të thellë, po përpiqen
që të mbajnë në këmbë BE-në.
  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re