Skip to content

Historike! Skënderbeu klubi 47 në botë

26815596 1582513438453038 5061455272501846764 n

Në renditjen e përvitshmë që bën Instituti Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll  ka edhe një surprizë të bukur për futbollin shqiptar. Në këtë renditje ku numërohen plot 400 skuadra nga të pesë kontinentet, Skënderbeu është në Top 50 skuadrat më të mira.

Krahasuar me një vit më parë Skënderbeu ka fituar plot 378 pozicione duke u renditur në vendin e 47të bashkë me grekët e AEK Athinë.

E gjithë kjo vjen pas paraqitjes së mirë që ka bërë klubi korçar në Kategorinë Superiore dhe Europa Ligë. Interesant është fakti se në këtë renditje, Skënderbeu lë pas vetes emra të mëdhenj të futbollit evropian, si: Dortmund, Ajaks, Olimpiakos, Shalke apo edhe Partizani i Beogradit.

Ndërkohë Kukësi, kampion i Shqipërisë renditet në vendin e 306 në këtë renditje ndërsa Shkëndija e Tetovës e 122ta.

26942794 10216033162207006 1911139421 n 26995009 10216033161967000 1995743816 n

Por klubi më i mirë në botë për këtë vit është shpallur Real Madrid që ka lënë pas vetes fituesen e Kupës Libertadores, Gremio. Mançester Junajted, Barcelona, PSG, Flamengo, Juventus, Bajern Mynih, Mançester Siti dhe Salscburg plotësojnë 10shen e parë.

Berati.TV