Është realizuar msë fundi takimi historik mes Presidentit Trump dhe liderit komunist koreanoverior, Kim Jong-un.

Të dy kanë shtrënguar duart para se të ulen në tryezë së bashku me stafet përkatëse.

Tashmë pritet të mësohen rezultatet e bisedës mes tyre, ku më i pritshëm është ai mbi denuklerazimin dhe më pas raportet që do kenë dy vendet.

Deri para një viti, ky takim ishte i paimagjinueshëm. Për muaj me radhë, palët, më saktë dy liderët shkonin majë më majë: Kim i bënte karshillëk më teste bërthamore, e Trump më deklarata kërcënuese.

Por gjithçka ndryshoi për një çast kur lideri rondokop i Koresë së Veriut, ndryshoi kurs sjellje dhe pranoi të ulet në bisedime, madje dhe duke premtuar ndërprerjen e testeve.       

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re